image FSK e pranishme në ceremoninë ku u nderuan ushtarët serbë të vrarë në vitin 1912

Siguri

FSK e pranishme në ceremoninë ku u nderuan ushtarët serbë të vrarë në vitin 1912

news image

Ambasada Gjermane në Kosovë, bashkë me atë franceze, me datën 11 të këtij muaji kanë nderuar 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kjo ceremoni përkujtimore u mbajt në varrezat e krishtera në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Megjithatë, përkulja në nderim të këtyre ushtarëve të rënë nuk ishte veç për Luftën e Parë Botërore.

Kjo pasi, të njëjtit kanë nderuar edhe ushtarët serbë të rënë në vitin 1912.

Mbase edhe pa të keq, garda ceremoniale e FSK-së ishte pjesë e këtij organizimi.

Pllaka e pranishme aty është e shkruar në gjuhën serbe, teksa ka emrat e ushtarëve që vdiqën dy vjet para pushtimit të Kosovës, ku edhe u vranë mijëra shqiptarë.

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918”, shkruan pllaka përkujtimore, kurse rreth këtij varri qëndrojnë ushtarët e FSK-së.

Mund të duket e paqëllimshme, por kjo s’e zbeh dështimin e autoriteteve gjegjëse, që në një situatë normale, do duhej të kishin të qartë se çka do të bënin, ose ku të silleshin.

Duhet përmendur faktin se i pranishëm këtu ishte edhe ministri Sveçla.

/GazetaSinjali/