image FSK e parafundit për kah fuqia në nivel botëror - Sinjali

FSK e parafundit për kah fuqia në nivel botëror

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës është radhitur e parafundit për kah fuqia në nivel botëror në indeksin vjetor të Global Fire Power.

Sipas GFP, ushtria e Kosovës ka lëvizur një pozitë më lart, pasi që në vitin e kaluar ishte radhitur e fundit.

“Për vitin 2022, Kosova është renditur në vendin e 139 nga 140 nga vendet e konsideruara për rishikimin vjetor të GFP-së”.

“Vendi mban një rezultat PwrIndx* prej 13,9136 (një rezultat prej 0,0000 konsiderohet ‘i përsosur’). Kjo u përditësua për herë të fundit më 15/01/2022”, thuhet në sqarimin e GFP-së.

Butani është shteti i vetëm që është regjistruar si shteti me ushtri më të dobët sesa Kosova.

Ndërkaq, e para në listë për kah fuqia është vlerësuar SHBA-ja, e cila pasohet nga Rusia, Kina, India dhe Japonia.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin