image FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas përmbytjeve

Kosovë

FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas përmbytjeve

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas vërshimeve që janë shkaktuar atje.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili i është drejtuar me letër zyrtare ambasadorit austriak në Kosovë Christoph Weidinger.

“Maksima jonë tradicionale “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë.”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/