image FSK dhe Ushtria Amerikane marshojnë në nder të viktimave të 11 Shtatorit

Kosovë

FSK dhe Ushtria Amerikane marshojnë në nder të viktimave të 11 Shtatorit

news image

FSK së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se me ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë edhe dhimbjen edhe krenarinë.

“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001. Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë! Sepse, Së bashku jemi më të fortë! ”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

/GazetaSinjali/