Gjatë ditës së sotme në një lum në fshatin Deiq të Komunës së Klinës është nxjerrë trupi i pajetë i një personi, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me ngjarjen Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se trupi i pajetë është nxjerr me ndihmën e ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së.
“FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin”.
FSK përmes njoftimit ka bërë të ditur se personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete.
“Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme”.