image FSK blen pajisje ushtarake, Mehaj: Për t’i dalë zot vendit, do ta mbrojmë kurdo që të jetë e nevojshme

Kosovë

FSK blen pajisje ushtarake, Mehaj: Për t’i dalë zot vendit, do ta mbrojmë kurdo që të jetë e nevojshme

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 23”, ka thënë se Kosova është shteti i katërt që ka më së shumti pjesëmarrës, rreth 1400 trupa.

Mehaj ka thënë se ushtrimet e FSK-së për këtë stërvitje kanë filluar para 1 viti.

“Vendi i 4 më më së shumti pjesëmarrës. Kemi filluar që 1 vit ushtrimet, kemi blerë pajisjet ushtarake e kemi bërë stërvitje Është e rëndësishme ngritja e kapaciteteve. Rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një, në NATO. Ne do të plotësojmë çdo detyrë, që të jemi pjesë e NATO-s. Do ta mbrojmë atdheun kur do të është e nevojshme. Liria i takon vendit, vendi i takon popullit, paqja është rruga jonë dhe e vetmja”, tha Mehaj.

Ai po ashtu iu uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë stërvitje, duke shtuar se duhet dëshmuar se janë të gatshëm për të qenë pjesë e NATO-s.

/GazetaSinjali/