Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga stërvitja e FSK-së për ushtrimin “Defender Europe 2023” ku ushtarët e FSK-së shihen duke qëlluar me mitralozë nga autoblindat.
Mehaj ka shkruar se trajnimet e FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s.
“Ushtria e Republikës së Kosovës, vazhdon përgatitjet për “Defender Europe 2023”. Si gjithnjë të përkushtuar për validimin e dy regjimenteve. Të gjitha trajnimet zhvillohen sipas standardeve të vendeve të NATO-së. Krenar me ushtrinë tone”, ka shkruar ai.