image FSHF propozon tri opsione për kampionatin

Futboll

Futboll/ FSHF propozon tri opsione për kampionatin

news image

Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të hartuar disa plane në mënyrë që të arrijë të mbyllë sezonin aktual, të ndërprerë nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë.

Ajo u ka dërguar tre opsione klubeve të Superiores për të marrë edhe miratimin e tyre. Është një plan i detajuar i FSHF, që përmban edhe datat. Kupa e Shqipërisë do të pësojë ndryshime në formulën e saj, shkruan Vip Sport.

Opsioni 1
• Nese kampionati rifillon me 2 Maj, javet e mbetura propozohet te zhvillohen ne keto data: 2,9,17,24,27,31 maj dhe 13,17,21,27 qershor.

Kupa e Shqiperise propozohet te zhvillohet si me poshte me ndeshje teke ne fushe asnjeanese pasi datat ne dispozicion mjaftojne vetem per ndeshjet e kampionatit.

Turi çerek final ne date 6 maj , gjysemfinalja ne date 24 qershor dhe finalja 30 qershor.

• Play-off Superiore dhe Play-out Kat.pare ne datat 3-4 korrik 2020.

Opsioni 2
• Nese kampionati rifillon me 10 Maj, javet e mbetura propozohet te zhvillohen ne keto data:

10,13,17,24,27,31 Maj dhe 14,21,24,28 qershor.

• Kupa e Shqiperise propozohet te zhvillohet si me poshte me ndeshje teke ne fushe asnjeanese pasi datat ne dispozicion mjaftojne vetem per ndeshjet e kampionatit. Turi çerekfinal më 20 maj, gjysemfinale më 17 qershor dhe finalja më 30 qershor.

• Play-off Superiore dhe Play-out Kat.Pare ne datat 3 dhe 4 korrik 2020.

Opsioni 3
• Nese kampionati do te rifillonte ne date 17 Maj, mbetura propozohet te zhvillohen ne keto data: 16,20,24,27,31 Maj dhe 13,17,21,24,28 qershor.

• Kupa e Shqiperise propozohet te zhvillohet si me poshte me ndeshje teke ne fushe asnjeanese pasi datat ne dispozicion mjaftojne vetem per ndeshjet e kampionatit.

• Turi cerekfinal 5 dhe 6 qershor ne datat miqesoreve te kombetares gjysemfinale 10 qershor dhe finalja 30 qershor

• Play-off Superiore dhe Play-out Kategoria e Pare ne datat 3 dhe 4 korrik 2020.