image FSHF demanton lajmin për futbollistët e Shqipërisë të infektuar me koronavirus

Futboll

FSHF demanton lajmin për futbollistët e Shqipërisë të infektuar me koronavirus

news image

FSHF-ja ka hedhur poshtë lajmin e infektimit të disa lojtarëve të ekipit të Shqipërisë me koronavirus.

Në një njoftim të fundit, institucioni i futbollit shqiptar publikon rezultatet e analizave për COVID-19 për vetëm dy lojtarët që do të mungojnë me Bjellorusinë, Hysen Memollën (Dioshgior) dhe Ylber Ramadanit (Vejle).

Por, në njoftimin e fundit, nuk janë publikuar analizat rreth mbrojtësit të Hajduk Splitit, Ardian Ismajli , i cili u raportua nga mediat në Shqipëri si i infektuar me koronavirus.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.