Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat shqiptare lidhur me ndeshjen e ligës së femrave ndërmjet Partizanit dhe Bilisht Sport, përcjell Sinjali Sport.
Sipas raportimeve të fundit që ishte thënë se 6 futbolliste të Bilishtit kanë pësuar të fikët në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të FSHF-së pa ndërhyrje:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti.
Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.
Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.
I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.
Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm. /Gazeta Sinjali Sporti/