image Fshatrat shqiptare në zemër të Serbisë, sipas autoriteteve serbe nuk ekzistojnë

Sociale

Sociale/ Fshatrat shqiptare në zemër të Serbisë, sipas autoriteteve serbe nuk ekzistojnë

news image

Jo më shumë se 60 kilometra larg Beogradit, me Kroacinë në njërin krahë e Bosnjën në tjetrin dhe shumë afër Novi Sadit, ndodhen fshatrat shekullorë shqiptarë por që ato nuk ekzistojnë askund, pasi janë fshirë nga çdo regjistër e dokument.


Në Serbi, askush nuk do që historia e tyre të tregohet, pasi që autoritetet serbe nuk kanë folur kurrë për këto fshatra.


Nikinci dhe Herkovci janë dy prej këtyre fshatrave.

“Është e dhimbshme kur vjen në këto zona i sheh të gjitha ato fakte, argumente historike e asnjëri nga këta nuk deklarohet shqiptar. Duket se me kohën serbët kanë bërë punën e tyre në këto zona, kanë bërë asimilimin dhe këtu është zhdukur gjithçka në bindjet e shqiptarëve që kanë qenë banorë të këytre pjesëve të ardhur nga Malsitë e Shqipërisë. Vetëm disa të moshuar e pranojnë që janë kelmendas, ndërsa të rinjët nuk dinë asgjë për prejardhjen e tyre”, deklaroi studiuesi nga Kosova Florent Hasani, në një dokumentar për TopChanel./Gazeta Sinjali/