image Frikë nga koronavirusi, ministri gjerman nuk ia jep dorën kancelares Angela Merkel

Botë

Qesharake/ Frikë nga koronavirusi, ministri gjerman nuk ia jep dorën kancelares Angela Merkel

news image

Frika nga koronavirusit ka mbërthyer edhe Gjermaninë, teksa ka prekur tashmë thuajse gjithë botën. Frika nga ky virus vdekjeprurës është shfaqur dhe nga zyrtarët e lartë.

Dje, ka qenë ministri i Brendshëm gjerman, që ka “refuzuar” t’ia shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i jep dorën kancelares gjatë samitit të Berlinit, për shkak të frikës së koronavirusit, që po shpërndahet me shpejtësi në gjithë botën.

Megjithatë, Merkel shihet se një gjest të tillë e ka marrë me sportivitet, duke filluar të qeshë me ministrin bavarez.

“Është gjëja e duhur”, ka thënë ajo, derisa është ulur pranë tij dhe të pranishmëve, që ishin mbledhur për samitin e Berlinit. /Gazeta Sinjali/