image Frikë në Pallatin Mbretëror, kamarieri i Mbretëreshës Elizabeth me koronavirus

Botë

Britani/ Frikë në Pallatin Mbretëror, kamarieri i Mbretëreshës Elizabeth me koronavirus

news image

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elizabeth II është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “The Sun”, e cila shkruan se një kamerier i cili qëndron shumë pranë mbretëreshës ka dalë pozitiv pas analizës për Covid-19.

Djali, i cili ka për detyrë të nxjerrë shëtitje qentë e mbretëreshës dhe t’i servirë asaj vaktet është dërguar menjëherë në shtëpi dhe ndodhet në vetëizoli.

Një javë më parë edhe djali i mbretëreshës, princi Charls doli pozitiv ndaj testit t ë koronavirusit dhe ndodhet në vetëizolim.

Ndërkohë mbretëresha Elizabeth dhe mbreti Pilip nuk ndodhen në pallatin mbretëror por janë larguar në kështjellën, Windsor. /Gazeta Sinjali/