Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në reagimin e saj të fundit në rrjetin social “Facebook” ka akuzuar ashpër opozitën duke thënë se të njëjtit janë kundër shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Reagimin e saj ajo e vazhdoi edhe me ofendime ku u shpreh se ata “kanë qenë e do të mbesin frikacakë e pakurrizorë”.
“Opozita është kundër shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit. Ata si në pozitë ashtu edhe në opozitë kanë qenë e do të mbesin frikacakë e pakurrizorë”
Më pas ajo shtoi se Qeveria Kurti do të vazhdojë punën e saj dhe se shtrirja e sovranitetit, sundimi i ligjit e demokracia nuk kanë alternativë.