image “Frika për një qeveri pro serbe”, Milatoviq: Kam qenë i qartë për pavarësinë e Kosovës

Politikë

“Frika për një qeveri pro serbe”, Milatoviq: Kam qenë i qartë për pavarësinë e Kosovës

news image

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se orientimi pro perëndimor i këtij shteti nuk do të ndryshojë, pavarësisht se aleati i tij ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re me një subjekt politik pro serb.

Ai ka theksuar për The Guardian se politika e jashtme e Podgoricës do të jetë në linjë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Milatoviq ka përmendur edhe Kosovën dhe pavarësinë e saj, që hyn në tri objektivat e diplomacisë malazeze, sipas tij.

“Si president kam qenë shumë i qartë që prej zgjedhjeve se tri objektiva të politikës së jashtme do të qëndrojnë: anëtarësim më kredibil në NATO, 100 përqind rreshtim me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë dhe pavarësia e Kosovës, marrëdhëniet e mia fqinjësore, përfshirë Serbinë dhe Kosovën”, është shprehur Milatoviq.

“Këto janë principet për të cilat kam pritshmëri nga qeveria e re”.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE-së, ku ka bërë ftesë që unioni t’i mbajë në funksion zotimet e zgjerimit.

/GazetaSinjali/