image Milatoviq me ambasadoren e Kosovës: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, mbështesim dialogun nga BE-ja

Politikë

Milatoviq me ambasadoren e Kosovës: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, mbështesim dialogun nga BE-ja

news image

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorën e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.

Milatoviq tha se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

“Në bisedën time me ambasadoren Ariana Zherka Hoxha, theksova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona ekonomike, veçanërisht në fushën e tregtisë, turizmit dhe energjisë. Në këtë kuptim, rikonstruksionimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhajë – Pejë dhe Plavë – Deçan ka rëndësi të madhe.

Ai theksoi se Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e Bashkimit Evropian. 

/GazetaSinjali/