image Frika nga koronavirusi, personat me temperaturë më të lartë se 37.5 ndalohen në Portin e Vlorës

Rajon

Rajon/ Frika nga koronavirusi, personat me temperaturë më të lartë se 37.5 ndalohen në Portin e Vlorës

news image

Në Portin e Vlorës është ndier rënia e numrit të udhëtarëve të cilët ikin drejt Italisë dhe kjo prej frikës nga koronavirusi.

Raportohet se nga Porti i Vlorës ka një numër të ulët udhëtarësh që ikin drejt Italisë ndërkohë autoritetet shqiptare kanë marrë masat kundër koronavirusit.

Për udhëtarët që kalojnë në Portin e Vlorës ka një kontroll të temperaturës dhe ata që kanë temperaturë më të lartë se 37.5 plotësojnë një formular me disa pyetje si nga vijnë, ku do të shkojnë dhe ku do të qëndrojnë.

Po ashtu raportohet se mungojnë dizinfektantët në supermarkete ndërkohë çmimet e maskave mbrojtëse janë rritur ndjeshëm.
Deri tani në Vlorë nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus dhe asnjë rast të dyshuar./Gazeta Sinjali/