image Frika nga koronavirusi, gara e Formula 1 zhvillohet me dyer të mbyllura

Futboll

F1/ Frika nga koronavirusi, gara e Formula 1 zhvillohet me dyer të mbyllura

news image

Për shkak të koronavirusit, organizatorët e Grand Prix të Bahrein njoftuan sot se gara do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura në 22 mars.

Grand Prix i Bahreinit, i cili është gara e dytë e sezonit 2020, është vendosur të bahet pas dyerve të mbyllura, për shkak të koronavirusit i cili aktualisht po frikëson gjithë botën.

Në këtë vend janë raportuar 83 raste, kryesisht të lidhura me njerëzit që kanë udhëtuar në Iran.

Organizatorët pezulluan shitjen e biletave dje, transmeton Gazeta Sinjali.

Tani për tani, vetëm Çmimi i madh i Kinës ështa gara e vetme e shtyrë, por dyshime ka edhe për ato të Australisë dhe Vietnamit, të cilat zhvillohen m% 15 mars dhe 5 prill./Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/