Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka komentuar vendimin e ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata që shpenzojnë më shumë se 80 kWh.
Krasniqi në Klan Kosova tha se qeveria Kurti është rreshtuar me KEDS-in dhe me një qasje në mbështetje të oligarkëve dhe të kompanive të mëdha në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
“Ne e kemi thënë prej fillimit, për çështjen e rrymës kemi mundur me pa qasjen se si qeveria Kurti merr çfarë pozicioni ndaj krizave dhe ndaj problemeve sociale, siç është kriza energjetike, ne kemi qenë të vetëdijshëm që edhe pandemia dhe kriza energjike janë kriza ndërkombëtare, janë kriza që janë shkaktuar nga disa faktorë që mbase ne nuk e kemi në dorë, por qeveritë kur marrin masa ndaj këtyre krizave shohim çfarë orientimi kanë, a kanë orientim që dëmin e krizave me shpërnda me u dëmtuar më shumë ata që kanë më shumë apo me u dëmtua ata që kanë më pak, apo një qeveri që e ka marrë një qasje gjithëve dëshiron t’ju bënë dëm dhe vetëm kompanive private dhe oligarkëve nuk bën me i prek, këtu dallohen qasjet e shteteve dhe qeverive të ndryshme se nga rreshtohen”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi tha gjithashtu se duhet të merreshin parasysh edhe disa mënyra që kishin mundur potencialisht me dëmtu pak KEDS-in.
“Pse nuk janë marr parasysh disa mënyra të cilat potencialisht kishin mundur të dëmtojnë edhe pak KEDS-in, edhe kishin mundur me iu faturua edhe bizneseve të tjera”, deklaroi Krasniqi.