image Francezi, Alain Giresse afër emërimit selektor i Kombëtares së Kosovës

Futboll

Francezi, Alain Giresse afër emërimit selektor i Kombëtares së Kosovës

news image

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës ende nuk është zyrtarizuar.

Kryetari i FFK’së, Agim Ademi ka deklaruar javën e kaluar që tekniku i ri do të caktohet brenda javës, por ende nuk ka marrëveshje zyrtare me ndonjë trajner.

Në orët e fundit, emri i Alain Giresse po qarkullon në mediat sociale.

Francezi Giresse (69 vjeçar) është në opsion për të marrë drejtimin e Kosovës, teksa Agim Ademi ka konfirmuar për ATV se nesër do të vendoset për të, nëse do ta marrë drejtimin e “Dardanëve” apo jo. /GazetaSinjaliSporti/