image Francë/ Treni shtyp emigrantët të cilët po flinin në shina

Evropë

Francë/ Treni shtyp emigrantët të cilët po flinin në shina

news image

Një aksident ka ndodhur sot në jug-perëndim të Francës, ku tre  emigrantë humbën jetën ndërkaq një tjetër mbeti i plagosur rëndë, pasi u goditën nga një tren i shpejtësisë së lartë.

Emigrantët u goditën nga treni përderisa flinin në shina në qytetin bregdetar të Biarritz, bëhet e ditur nga autoritetet e vendit.

Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur, ndërkaq kryebashkiaku i qytetit ka thënë se zona ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.

Policia ende nuk i ka identifikuar viktimat, ndërkohë që burimet deklarojnë se emigrantët janë shtetas algjerianë./GazetaSinjali/