Nuk do të ketë fitues të Topit të Artë këtë këtë vit.
France Football ka njoftuar se për shkak të “mungesës së kushteve të mjaftueshme” një çmim që është dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në kohët e fundit nuk do të jepet për këtë vit kalendarik, shkruan Gazeta Sinjali.
Një Top i Artë prestigjoz i është dorëzuar lojtarit më të mirë në planet që nga viti 1956.
Sidoqoftë, jetojmë në kohë të jashtëzakonshme dhe është marrë vendimi se nuk do të ishte e drejtë të zgjidhet futbollisti më i mirë duke pasur parasysh rrethanat në të cilat aktualisht po luhet sporti profesional.
Kjo do të thotë që fituesi i vitit 2019 Messi do ta mbajë kurorën e më të mirit në futboll edhe për 12 muaj të tjerë. /Sinjali Sportiv