image E pranon Konjufca: PDK dhe LDK janë fituese të zgjedhjeve

Politikë

E pranon Konjufca: PDK dhe LDK janë fituese të zgjedhjeve

news image

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pranuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë fituese të zgjedhjeve lokale të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryekuvendari thotë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka mbetur në rend të dytë bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë mendoj që në këto zgjedhje lokale PDK me LDK-në janë fituese të zgjedhjeve lokale, diqysh sikur barabarë, kurse AAK-ja me Vetëvendosjen janë në rend të dytë të partive politike”, thotë Konjufca.

Mirëpo, sikur edhe shefi i tij, Konjufca vlerëson se zgjedhjet lokale dallojnë nga ato qendrore, në të cilat VV doli partia e parë në vend.

Sipas tij, në këto zgjedhje, votuesit kanë shikuar emrin e kandidatit dhe jo emrin e partisë politike nga radhët e së cilës vjen ai kandidat.

“Zgjedhjet lokale vërtet janë të ndryshme. Ajo që është shqetësimi i vërtetë për Lëvizjen Vetëvendosje për të cilin duhet të reflektojmë është fakti që, në shumë pak komuna të Kosovës, vetëm në katër komuna, me rëndësi për elektoratin ishte edhe partia politike, në këtë rast VV-ja”, tha ai në T7.

Në të tjerat njerëzve nuk iu ka bo përshtypje aq të fuqishme sa me u pozicionuar masovisht për VV-në vetëm pse është Vetëvendosje. Pra më shumë ka pasur rëndësi emri i përveçëm sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti”, shtoi Konjufca./GazetaSinjali/