image France Football do dhurojë dy çmime të reja, ja cilat janë ato

Futboll

France Football do dhurojë dy çmime të reja, ja cilat janë ato

news image

Sonte ndahet çmimi më i rëndësishëm individual në botën e futbollit.

Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet në Paris këtë mbrëmje, ku Lionel Messi, Robert Lewandowski e Jorginho shihen si më të preferuarit për ta fituar çmimin më të rëndësishëm individual.

France Football megjithatë ka zbuluar para pak çastesh se sonte do të dhurohen edhe dy çmime të reja.

Sipas mediave spanjolle, dy çmimet e reja që do të dhurohen sonte janë: “Klubi i vitit dhe Golashënuesi më i mirë i vitit”.

Këto çmimet do të dhurohen për herë të parë në histori nga kjo gazetë.

/Gazeta Sinjali Sporti/