image Franca e shkatërron Kazakistanin, Mbappe i përfshirë në pesë gola

Futboll

Franca e shkatërron Kazakistanin, Mbappe i përfshirë në pesë gola

news image

Franca u ballafaqua me Kazakistanin në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Katar 2022’, shkruan Sinjali Sport.

Kampionët e botës në “Parkun e Princave” e deklasuan kombëtaren mysafire, me rezultat 8-0.

Kylian Mbappe u përfshi në pesë gola në këtë takim, duke i shënuar katër e asistuar një, Benzema me dy gola, Rabiot e Gariezmann me nga një mbyllën natën fantastike për vendasit.

Tre koloret luajtën ndeshjen e shtatë në grupin D, ku me këtë fitore siguruan kualifikimin për në Kupën e Botës, pas kanë 15 pikë në vendin e parë.

Mysafirët me tre pikë janë të fundit në grup dhe nuk kanë gjasa për kualifikim të mundshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/