image Franca pa problem fiton ndaj Finlandës, dyshja Benzema – Mbappe nuk dinë të ndalen

Futboll

Franca pa problem fiton ndaj Finlandës, dyshja Benzema – Mbappe nuk dinë të ndalen

news image

Finlanda ishte nikoqire e Francës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, shkruan Sinjali Sport.

Nordikët u mposhtën pastër nga kampionët e botës me rezultat 0-2.

Dyshja në formë te francezët, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe realizuan golat e fitores.

Tre koloret kanë siguruar biletën për kampionatin botëror, duke u renditur e para në Grupin D me 18 pikë, përderisa vendasit me 11 pikë janë në pozitën e tretë dhe e humbën pozitën që dërgon në play-off, pasi fitoi Ukraina. /Gazeta Sinjali Sporti/