image Franca mohon që i kërkoi Putinit korridore humanitare

Botë

Franca mohon që i kërkoi Putinit korridore humanitare

news image

Qeveria franceze po mohon pretendimin e Rusisë se Emmanuel Macron i kërkoi personalisht Vladimir Putin korridoret humanitare kur të dy liderët folën me telefon të dielën.

Presidenti Macron, ndër të tjera, ka kërkuar që të respektohet ligji ndërkombëtar, për mbrojtjen e popullatës civile dhe aksesin e papenguar të ndihmës [humanitare], shkruan The Guardian.

Ai i kujtoi [Putinit] rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar plotësisht të pranueshme për ukrainasit.

Respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar është para së gjithash ndalimi i bombardimeve dhe ofensivës ushtarake.

Nga Elysée thonë se “kjo është ajo që ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që nga fillimi i luftës. Ne kemi kërkuar që rusët të ndalojnë luftimet, të mbrojnë civilët dhe të lejojnë akses të papenguar në ndihmë. Ju kujtojmë se Rusia i bën luftë Ukrainës dhe jo Ukraina që lufton kundër Rusisë”.

/GazetaSinjali/