image Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, njërin prej tyre ushtarak

Evropë

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, njërin prej tyre ushtarak

news image

Gara për kontrollin e hapësirës dhe ajo ushtarake po bëhet gjithnjë e më e fortë mes vendeve më të fuqishme, të cilat kanë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen apo dhe për teknologjinë e informacionit.

Së fundmi, Franca lëshoi nga baza ajrore e Kourou në Guajanën Franceze, raketën Ariane 5, e pajisur me 2 satelitë, një prej të cilëve i gjeneratës së fundit që mund të përdoret dhe për qëllime ushtarake.

Raketa ishte parashikuar të lëshohej ditën e premte, por nisja e saj u shty për shkak të disa kontrolleve siguri.

Tashmë misioni duket se është përmbushur me sukses dhe satelitët e rinj francezë mbërritën në destinacion vetëm 38 minuta nga nisja e tyre./Gazeta Sinjali/