image Franca i shpërblen me nënshtetësi ata që rrezikuan dhe punuan në vijën e parë të frontit kundër COVID-19

Botë

Franca i shpërblen me nënshtetësi ata që rrezikuan dhe punuan në vijën e parë të frontit kundër COVID-19

news image

Imigrantë që po punojnë në vijën e frontit kundër koronavirusit në Francë janë shpërblyer me fitim të shtetësisë me procedurë të përshpejtuar.

Sipas një artikulli të publikuar në BBC më shumë se 700 persona tashmë e kanë marrë shtetësinë franceze ose janë në fazë përfundimtare për një gjë të tillë.

Në mesin e personave që kanë përfituar nga vendimi ka profesionistë shëndetësorë, mirëmbajtës dhe punëtorë të shitoreve.

Punëtorët në vijën e parë të frontit kundër pandemisë në mbarë botën i janë ekspozuar më shumë sëmundjes dhe shumë prej tyre nuk ia kanë dalë që të shpëtojnë nga ajo, duke përfshirë këtu mjekë dhe infermierë.

Në kushte të zakonshme, një person që aplikon për shtetësi franceze duhet të ketë banuar së paku pesë vjet në Francë, të ketë të ardhura të qëndrueshme dhe të ketë dëshmuar integrim në shoqërinë franceze.

Sidoqoftë, qeveria ka vendosur që punëtorët në vijën e parë të frontit mund ta marrin shtetësinë nëse kanë jetuar vetëm dy vjet në Francë.

Franca është një prej shteteve me numrin më të lartë të imigrantëve në Evropë. Në vitin 2017, në Francë kanë qenë duke jetuar 6.4 milionë imigrantë.

/Gazeta Sinjali/