image Franca dhe Holanda kundër që Kroacia të bëhet pjesë e Schengenit

Rajon

Franca dhe Holanda kundër që Kroacia të bëhet pjesë e Schengenit

news image

Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian dhe Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson kanë informuar Këshillin që Kroacia i ka plotësuar kushtet e procedurës së vlerësimit të Schengen-it, raporton Euronews, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministrja u shpreh se kjo procedurë ka nisur në qershor të vitit 2015 dhe ka përfunduar në muajin maj të vitit 2019.

Në fakt, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria, ndonëse vende anëtare të BE-së, nuk janë pjesë e zonës Schengen, për shkak se Franca dhe Holanda gjatë dy viteve të fundit kanë qenë kundër këtij aderimi.

Ndërkaq, Bullgaria, ka vendosur që të mos i bashkohet zonës Schengen edhe për shkak të frikës së vërshimit të emigrantëve në kufijtë e tyre. Por ndërkohë, Kroacia, ndonëse ka plotësuar 281 rekomandimet e zonës Schengen, ku 145 prej tyre i përkasin kontrollit të jashtëm të kufijve, akoma i nevojitet një vendim politik i Këshillit të Bashkimit Evropian për tu pranuar.

Procedura e Kroacisë për tu bërë pjesë e zonës Schengen është vlerësuar si një asnjë shtet më parë dhe ka zgjatur më shumë kohë.

Megjithatë, ajo që ka munguar, ashtu si në rastin e integrimit Evropian të Shqipërisë, është miratimi politik i shteteve më skeptike të Këshillit, të tilla si Franca apo dhe Holanda./Gazeta Sinjali/