image Franca dëbon gjashtë rusë të akuzuar për spiunazh

Evropë

Franca dëbon gjashtë rusë të akuzuar për spiunazh

news image

Ministria e Jashtme franceze ka njoftuar se gjashtë rusë të dyshuar se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë.

“Supozohet se ata punonin ‘nën mbulesë diplomatike’ dhe ‘në kundërshtim me interesat tona kombëtare’. ‘Operacioni klandestin’ u zbulua dje nga shërbimet e inteligjencës”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Ndryshe, Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë, ashtu siç kanë bërë edhe shumë vende të tjera evropiane.

/GazetaSinjali/