Në Kosovë, rrugët e mbushura me mbeturina nuk janë të rralla. Pothuajse në çdo cep mund të hasësh në mbeturina të cilat nuk zënë vend brenda kontejnerëve, shkruan Gazeta Sinjali.
E një situatë e tillë është edhe në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, ku në rrugën “Prizreni” hidhen mbeturina të shumta dhe janë krijuar deponi me mbetje të ndryshme.
Një sinjalizuese e Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga vendi, ku shihet se gjendja e fshatit nga mbeturinat është e mjerueshme.
Ajo është ankuar duke thënë se “na myti era e keqe, fqinjët hedhin mbeturina, televizorë e shumë gjëra tjera“.
Sinjalizuesja shpreson që komuna e Fushë Kosovës do të marrë masa që fshati i saj të pastrohet nga mbeturinat.