image Fotografia ku nuk shihej gruaja me shami/ Hoxhë Abazi "fajin" e Kurtit ua lë mediave, i quan raciste

Sociale

Fotografia ku nuk shihej gruaja me shami/ Hoxhë Abazi “fajin” e Kurtit ua lë mediave, i quan raciste

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, mbrëmë u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky takim u përcjellë me shumë komente, si nga sfera politike ashtu edhe nga qytetarët e zakonshëm, të cilët në shumicë përshëndetën takimin duke e cilësuar si të dobishëm për mardhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, si një partner i domosdoshëm.

Por, e tëra kjo nuk kaloi pa u komentuar edhe nga klerikët fetarë.

Njëri ndër ta është hoxhë Husamedin Abazi (imam), i cili i ka quajtur mediat “raciste”, kësisoj duke pretenduar se ishin mediat, ato të cilat e modifikuan fotografinë të cilën e shpërndau kryeministri Kurti në faqen e tij zyrtare.

Këtë akuzë për media, hoxhë Abazi e drejton ngaqë në fotografinë e shpërndarë nga kryeministri Kurti, nuk shihet një grua me mbulesë, e cila ishte në anën e zyrtarëve të SHBA-së.

Fotografia krahasuese e hoxhë Abazit

/GazetaSinjali/