image Fotografët kapin momentin romantik kur Biden i dhuron një lule nga toka Zonjës së Parë

Bota e Yjeve

Fotografët kapin momentin romantik kur Biden i dhuron një lule nga toka Zonjës së Parë

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka dhuruar një lule Zonjës së Parë, Jill Biden teksa po ecnin për tek helikopteri “Marine One”, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti dhe Zonja e Parë u nisën për të udhëtuar drejt Atlantas, Georgia, në ditën e 100-të në detyrë, në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Në fjalimin e tij të parë në sesionin e përbashkët të Kongresit të mbajtur të mërkurën në mbrëmje, Presidenti Joe Biden e vuri theksin tek plani i tij ambicioz për infrastrukturën dhe krijimin e vendeve të punës, duke vlerësuar rolin e qeverisë si një forcë në interes të së mirës.

Kjo ngjarje tradicionale amerikane ishte dukshëm e ndryshme kësaj here për shkak të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/