Fotoja e një bojaxhiu që mbulon me bojë reklamat e një salloni nusërie në Kabul pas triumfit të talebanëve u bë virale.
Por vajza me fustan të bardhë që qëndronte në vitrinat e dyqanit në kryeqytetin afgan është një modele shqiptare.
Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj.
Mësohet se ajo kishte realizuar kohë më parë një set fotosh për një kompani turke dhe fotoja e saj kishte përfunduar edhe në kryeqytetin e Afganistanit.
Ka qenë vetë Ramosaj që ka publikuar foton e plotë të reklamës./Gazeta Sinjali/