Pak orë më parë një person i cili ka qenë duke drejtuar biçikletën është goditur nga vetura në lagjen “Titaniku” në Pejë rreth orës 19:50.
Siç mëson Gazeta Sinjali, viktima është J.A., i cili ka qenë duke shkuar në punë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Dritan Rugova, i cili ka thënë se biçiklisti ka marrë lëndime trupore.
Sipas tij, viktima është dërguar në spitalin e Pejës dhe gjendja e tij është stabile.
“Sot rreth orës 19:50, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në lagjen “Titaniku” në Pejë. Në aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një biçiklist. Si pasojë e aksidentit biçklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe është duke u trajtuar. Sipas ekipit mjekësor gjithnjë gjendja e tij është stabile”, ka thënë Rugova për Gazetën Sinjali.
Policia e Kosovës ka apeluar vozitësit që të jenë më të kujdesshëm/ Gazeta Sinjali/