image Foto ekskluzive nga disa aksidente nëpër Kosovë

Ekskluzive

Foto ekskluzive nga disa aksidente nëpër Kosovë

news image

Që nga paslufta e deri më sot, numri i automjeteve ka pësuar rritje në vazhdimësi në Kosovë.

Me rritjen e numrit të automjeteve është shtuar edhe numri i aksidenteve në komunikacion, të cilat jo rrallëherë kanë përfunduar me fatalitet.

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi nga aksidente të ndryshme në Kosovë, shumë nga të cilat janë të rënda që kanë përfunduar me persona të vdekur dhe të lënduar.

Raportet ditore të Policisë së Kosovës theksojnë se në vendin tonë shqiptohen çdo ditë mbi 1 mijë gjoba trafiku, por, duket se as gjobat nuk janë të mjaftueshme për t’i vetëdijësuar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Me qëllim të ruajtjes së jetëve në komunikacion, në Kosovë janë organizuar fushata të ndryshme vetëdijësuese, por pamjet si në fotografitë më poshtë i shohim pothuajse çdo ditë në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Fotografitë në vijim janë realizuar në vende të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore.

/Gazeta Sinjali/