Një 62-vjeçare së bashku me një 25-vjeçar kanë sfiduar kritikët që thoshin se martesa e tyre nuk do të zgjaste. Në fakt ata kanë festuar së fundmi 1-vjetorin e tyre të parë.
Quran McCain dhe gruaja e tij Cheryl McGregor, nëna e shtatë fëmijëve, të dy nga Gjeorgjia, u takuan për herë të parë në vitin 2012, kur ai ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa punonin së bashku.
Çifti, me një diferencë moshe 37-vjeçare, filloi të ndajë detaje nga përditshmëria e marrëdhënies së tyre në TikTok, duke mbledhur më shumë se tre milionë e gjysmë ndjekës, shumë prej të cilëve nuk e mbështetën dashurinë e tyre për shkak të ndryshimit të madh në moshë.
Pavarësisht reagimit të ashpër, dyshja u martuan më 3 shtator 2021, gjatë një ceremonie intime e cila u transmetua drejtpërdrejt për miliona ndjekësit e tyre të TikTok.
Tanimë, një vit më vonë, Quran McCain dhe Cheryl thonë se janë edhe më të dashuruar dhe aktualisht po flasin për të pasur fëmijën e tyre të parë.