Një foshnje 17-ditëshe, e lindur në Wuhan të Kinës, është nga koronavirusi. Siç raportojnë mediat shtetërore, i posalinduri është pacienti më i ri që është shëruar nga virusi në Kinë deri më tani.
Foshnja u largua nga spitali të premten pasi u vetë-shërua, pa ndihmën e ilaçeve.
Ditën kur lidhu, ajo u zbulua se kishte virusin dhe për këtë arsye menjëherë u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Wuhan.
Vajza, e njohur si Xiao Xiao, kishte një infeksion në sistemin e saj të frymëmarrjes, tha Dr Zeng Lingkong, drejtor i Departamentit të Neonatologjisë në spital.
Për shkak se simptomat e vajzës nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçet me antibiotikë dhe e lanë ta mposhte vetë sëmundjen.
Pas tri testeve të njëpasnjëshme të cilat rezultuan negative, ajo u lejua të kthehej në shtëpi të premten pasdite./GazetaSinjali/