Është formuar Qeveria Kurti 2 në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, shkruan Gazeta SInjali.
67 deputetë kanë votuar pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim.
Ky është kabineti i Qeverisë Kurti 2:
Zv/kryeministra janë Besnik Bislimi, Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi.
Gërvalla është edhe Ministre e Punëve të Jashtme.
Ministre e Drejtësisë është Albulena Haxhiu, kurse ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Ministër i Ministrisë së Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi,
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes është propozuar Armend Mehaj,
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla,
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli,
Goran Rakiq ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka.