image Formohet qeveria e re në Kroaci, 'të djathtët' e marrin drejtimin e vendit

Rajon

Formohet qeveria e re në Kroaci, ‘të djathtët’ e marrin drejtimin e vendit

news image

Kroacia nga sot ka një qeveri të re me Andrej Plenkoviç si kryeministër.

Koalicioni i djathtë me në krye HDZ që fituan edhe zgjedhjet së bashku me një varg partish të vogla dhe minoritare arritën të sigurojnë 76 nga 151 mandate në Kuvend.

Plenkoviç ka folur për herë të parë si kryeministër i qeverisë së re duke shpalosur programin qeverisës dhe duke premtuar se do të garantojë siguri sociale, rritje të standardit të jetesës, rritje pagash dhe pensionesh, si dhe rritjen e agrikulturës me 30%./ Gazeta Sinjali/