Kuvendi i Kosovës e ka votuar pa asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër komisionin verifikues të mandateve të deputetëve.
111 deputetë sa ishin në sallë, të gjithë votuan për miratimin e këtij komisioni, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e këtij komisioni është propozuar Albulena Haxhiu, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj.
Nga PDK është propozuar Ganimete Musliu, nga koalicioni AAK-PSD Rasim Selmanaj, Lista Serbe, Slavko Simiq dhe Nisma-AKR-PD, Albulena Balaj-Halimi.
Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj. /Gazeta Sinjali/