COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Vendim/ Formohet Komisioni për Mbikqyrjen e Financave Publike

news image

Në Kuvendin e Kosovës sot është formuar Komisioni për Mbikqyrjen e Financave Publike.

Komisioni u formua në mungesë të disa anëtarëve, por kryetari i këtij komisioni, Bedri Hamza tha se kanë korum dhe se në mbledhjen e radhës do ta bëjnë betimin.

“Ky komision do t’i ketë 11 antarë. Tani jemi numër më i vogël, por besoj që në seancën e radhës do e bëjmë betimin”, tha Hamza.

Tutje, ai tha se komisionin e presin shumë punë, siç janë raportet e 15 ministrive, por edhe komunave dhe agjencioneve të pavarura.

“Është një numër i madh i raporteve që do t’i shqyrtojmë në komision. Duke filluar nga raportet e 15 ministrive, të 38 komunave si dhe ato të agjencioneve të pavarura. Përveç raporteve të Zyrës së Auditimit dhe pasqyrave financiare, jemi të obliguar të shqyrtojmë raportin vjetor dhe kryerjen e veprimeve të auditorëve të jashtëm. Por mbi të gjitha, për ne me rëndësi është ta ngrisim llogaridhënien dhe të interesohemi sa ka mundësi të rritet vlera e parasë”, tha ai.

Kjo fushëveprimtari u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e këtij Komisioni.

Veç tjerash, në këtë mbledhje u vendos që të zhvillohen takime çdo të mërkurë në ora 10:00./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin