image Formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve

Politikë

Formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve

news image

Është formuar komisioni i përkohshëm që do të verifikojë kuorumin dhe mandatet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuvendi shkoi në pauzë. Pas 20 minutash, deputetët kthehen përsëri në sallë.

Partitë e përfaqësuara në Kuvend i kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të këtij komisioni.

Lëvizja Vetëvendosja: Adnan Rrustemin

Partia Demokratike e Kosovës: Ganimete Musliun

Lidhja Demokratike e Kosovës: Besian Mustafën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Time Kadrijaj

Lista Serbe: Zoran Mojsiloviq

Partia turke: Fidan Jilta

IRDK-ja: Elbert Krasniqin

VAKAT: Barim Shabanin

Lëvizja Përparimtare të Romëve të Kosovës: Ergjan Galushin

Romani Iniciativa: Fadil Gashin

SDU-ja: Duda Baljen

Partia e Ashkalinjve për Integrim: Bekim Arifin

Nova Demokratska Stranka: Emilja Rexhepin

JGP-ja: Adem Hoxhën.

/GazetaSinjali/