Skuadra e Werder Bermen do të jetë mysafire e Eintracht Frankfurt në kuadër të çerek-finales së Kupës së Gjermanisë.
Startues tek skuadra e Werder si gjithmonë është Milot Rashica, transmeton Gazeta Sinjali.
Skuadra e Werder Bermen për të arritur në këtë fazë e mposhti Dortmundin. Në atë ndeshje Rashica kishte shënuar dhe asistuar.
Duke e parë formën jo të mirë në ligë, skuadra e Werder synim e ka Kupën e Gjermanisë./Gazeta Sinjali/