image Formacioni me lojtarët më të mirë në Premier Ligë që do të jenë pa kontratë gjatë verës

Futboll

Futboll/ Formacioni me lojtarët më të mirë në Premier Ligë që do të jenë pa kontratë gjatë verës

news image

Pas përfundimit të këtij sezoni, shumë yje të Premier Ligës pritet të jenë lojtarë të lirë dhe pakontratë.

Këtë pritet ta shfrytëzojnë ekipet e mëdha që e kanë mundësinë e artë që të marrin një lojtarë duke mos paguar asgjë, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Sky Sports’ ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë në Premier Ligë që do të jenë të lirë gjatë verës.

Nga ekipi i Chelseas do të jenë Willian, Pedro dhe Giroud. Ky i fundit pritet të transferohet tek Inter.

Willian nuk do të ndërroj qytet. Siç raportohet ai do të transferohet tek rivali i Chelseas, Tottenaham.

Gjatë verës i lirë do të jetë edhe legjenda e Manchester Cityt, David Silva.  Nga radhët e Liverpool, lojtar i lorë do të jetë Lallana që pritet të nënshkruaj me Leicesterin. /Gazeta Sinjali/

expanded thumbnail