image Formacioni i javës në Serie A/ Amir Rrahmani një nga më të mirët

Futboll

Formacioni i javës në Serie A/ Amir Rrahmani një nga më të mirët

news image

Serie A ka shpallur formacionin më futbollistët që shkëlqyen në xhiron e katërt, shkruan Sinjali Sport.

Elita e futbollit italian u përmbyll me fitoren e djeshme të Napolit në udhëtim ndaj Udineses me rezultat të thellë 0-4.

Megjithatë vëmendja në këtë javë ishte në derbin: Juventus – Milan, që përfundoi baras 1:1.

Amir Rrahmani pas paraqitjes fantastike dhe golit hyri në formacionin e kësaj jave me notën 8.3.

Në këtë formacion bëjnë pjesë nga katër futbollistë prej Napolit dhe Sampdoria, ndërsa nga një prej Lazios, Fiorentinës dhe Genoas.

Ylli i javës ishte Antonio Candreva, i cili shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren 0-3 ndaj Empolit, ku u vlerësua me notën 9.3.

/Gazeta Sinjali Sporti/