image Formacionet zyrtare: Torino – Udinese/ Vojvoda titullar nga minuta e parë

Futboll

Formacionet zyrtare: Torino – Udinese/ Vojvoda titullar nga minuta e parë

news image

Torino përballet me Udinesen në ndeshjen përmbyllëse për xhiron e 13-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Në qytetin e Torinos me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Olimpico di Torino” zhvillohet ky ballafaqim.

Për skuadrën vendase nga minuta e parë do të paraqitet reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda, kurse ai i Shqipërisë, Etrit Berisha, është në bankën rezervë.

Duel interesant mes dy skuadrave që kanë pikë të barabartë në renditjen tabelore, ku vendasit qëndrojnë në pozitën e 14 me po aq pikë, kurse një pozitë më poshtë janë mysafirët, që për shkak të golaverazhit janë në këtë pozicion.

Formacionet e publikuara janë këto:

Torino (3-4-2-1): Milinkovic Savic; Djidji, Bremer, Buongiorno; Vojvoda, Lukic, Pobega, Aina; Brekalo, Praet; Belotti. 

Udinese (3-4-2-1):  Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Pereyra, Walace, Udogie; Pussetto, Deulofeu; Beto.  /Gazeta Sinjali Sporti/