image Formacionet zyrtare, Sassuolo - Juventus

Futboll

Formacionet zyrtare, Sassuolo – Juventus

news image

Sassuolo dhe Juventusi do të mbyllin duelin e xhiros së 34-të në Serie A këtë mbrëmje, shkruan Sinjali Sport.

Biankonerët gjendet aktualisht në pozitën e katërt në tabelë me 63 pikë të mbledhura, dhe me një fitore potenciale do të afroheshin në një pikë me Napolin që gjendet e treta me 67 pikë.

Sassuolo ndërkohë renditet në mesin e tabelës, në pozitën e 10-të me 46 pikë të mbledhura.

Bardhezinjtë po përballen me një krizë dëmtimesh, pasi Juan Cuadrado pësoi një problem muskulor dhe nuk e bëri udhëtimin, i lënë pas së bashku me Arthur Melo, Weston McKennie, Manuel Locatelli, Kaio Jorge dhe Federico Chiesa.

Sassuolo fitoi 2-1 në Torino në tetor, por fitorja e tyre e vetme në shtëpi kundër Juventusit ishte 1-0 në tetor 2015.

Formacionet zyrtare Sassuolo – Juventus:

Sassuolo: Consigli; Muldur, Chiriches, Ayhan, Kyriakopoulos; Maxime Lopez, Frattesi; Berardi, Raspadori, Traorè; Scamacca.

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Bernardeschi, Danilo, Zakaria, Rabiot; Dybala, Morata.

Takimi fillon nga ora 20:45.

/GazetaSinjaliSport/