Roma kërkon t’i rikthehet fitoreve në sfidën ndaj Udineses, shkruan Sinjali Sport.
Giallorossi e pret në “Olimpico” në ora 20:45 skuadrën e Udineses.
Kryeqytetasit u mposhtën javën e kalume nga Verona dhe do kërkojnë fitoren që të mos iu largohen rivalët me pikë, pasi gjendet në pozitën e pestë me 9 pikë.
Udinese në tjetrën anë ka shtatë pikë, në pozitën e nëntë.
Formacionet zyrtare janë publikuar për këtë ballafaqim:
Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibañez, Calafiori; Veretout, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.
Udinese: Silvestri; Becao, Nutyinck, Samir; Molina, Pereyra, Walace, Arslan, Stryger Larsen; Deulofeu, Pussetto. /Gazeta Sinjali Sporti/